KreuCelebrity

Në listën e ‘bashkëshorti shumë më i madh se vetja’, reagon kështu këngëtarja shqiptare!

Pak ditë më parë shkruajtëm se sa shpejt kishte ndryshuar jeta e Adelina Tahirit. Pa bërë shumë zhurmë paraprakisht, u mësua për martesën e saj me avokatin e njohur maqedonas, e fill pas kësaj zyrtarizoi lajmin për pritjen e ëmbël. “Është djalë”, konfirmoi ajo në rrjetet sociale, ndërsa nuk e ka lënë me kaq shpalljen e menjëhershme të shtatzënisë.

https://www.instagram.com/p/Bfdju1GFfvz/?hl=en&taken-by=adelina_tahiri1

Ditën e sotme, Adelina është kujdesur të shkruajë disa rreshta për këtë fzë të re të jetës që ka nisur, e nuk i ka përmbajtur dot emocionet. Duke falenderuar ndjekësit për fjalët e bukra, urimet dhe përkrahjen e treguar në këtë periudhë të jetës së këngëtares, Tahiri ka shtuar: “Jam në një gjendje kaq të emocionuar dhe të mirë, saqë nuk ekziston fjalë në fjalor të shpjegoj dhe të tregoj si ndjehem, dasht Zoti çdo femër të kalojë në këtë periudhë më të bukur jetësore…” Ajo nuk e ka lënë me kaq mesazhin e saj, duke bërë një tjetër deklaratë: “Dua vetëm një gjë të shtoj, çdo gjë në jetë bëhet me dashuri; dashuria nuk ka kufi, as fe, as rrac, as moshë.”

https://www.instagram.com/p/BfMMHAKFCGQ/?hl=en&taken-by=adelina_tahiri1

Është hera e parë që Adelina flet (edhe pse tërthorazi) për dashurinë në raport me moshën, pasi diferenca e saj 25-vjeçare me bashkëshortin ka bërë që këngëtarja të sulmohet shpesh nga fansat. Ja shkrimi i saj i plot!

https://www.instagram.com/p/BfgO-ZxF7dp/?hl=en&taken-by=adelina_tahiri1

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF