KreuCelebrity

Prezantuesja e emisioneve sportive tregon një ndër momentet më të sikletshme gjatë karrierës!

Janë ndër vajzat më të komentuara të ekranit, kryesisht sepse paraqitja e tyre e jashtme tërheq shpesh vëmendje. E ndonëse  në sytë e shumicës mbeten ‘vajzat e bukura të televizionit’, përkushtimi ndaj prezantimit të emisioneve përkatëse kërkon më shumë angazhim nga se e mendojmë. Dhe për këtë, moderatoret kanë folur jo pak.

Ashtu sikurse e theksuam dhe dje, të ftuara në ‘Pasdite në Top Channel’, disa nga drejtueset e programeve sportive kanë rrëfyer vështirësitë e të qenurit në një pozitë të tillë. Ato kanë vënë në dukje faktin se sa shumë nënvlerësohen, duke e kuptuar që opinioni i shumicës është në varësi të pamjes së tyre të jashtme, dhe jo të aftësive profesionale. Ndër të tjera, e ftuar ka qenë edhe Hygerta Sako, e cila ka treguar një moment të vështirë gjatë prezantimit.

Gjatë raportimit të një prej ndeshjeve Tirana-Partizani, Sako ka rrëfyer se tifozët i kishin kërkuar të hiqte xhupin, me brohorima: ‘Hiqe, hiqe!’. Por, Hygerta i ka dhënë një shpjegim edhe kësaj situate. “Që para se të merresha me gazetari sportive, njihesha si tifoze e Partizanit dhe për këtë tifozat e Tiranës donin që të hiqja xhupin e kuq. Por, unë e kisha veshur se më shkon e kuqja, jo për të bërë tifozen”, ka thënë moderatorja, duke sqaruar me humor se edhe detaje të këtij lloji përbëjnë vështirësi në karrierën e një drejtuese të emisioneve sportive.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF