KreuCelebrity

Rihana në pritje të ëmbël?

Menjëherë pas performancës së saj në  “Grammy Awards”, u aludua në media se Rihanna është shtatzëne dhe pret fëmijën e Hassan Jameel. Pas festës së madhe që ndoqi ceremoninë e “Grammy Aëards” këngëtarja ishte  para që u largua nga festa së bashku me të dashurin e saj.

Ndërkohë shumë herë Rihana është parë duke mbajtur barkun e saj me dorë, ndërkohë që edhe një shtim në peshë i këngëtares ka bërë të shtohen dyshimet për një shtatzani të mundshme të saj.

Por në një intervistë të dhënë së fundmi për tabloidin “Mirror”, 30 -vjeçarja është shprehur se as që ka ndër mend të ketë një fëmijë, të paktën jo edhe për pak kohë. Ajo shtoi se trupi i saj ndryshon peshë brenda pak ditëve për shkak se ka një sistem tretës të çrregullt.

“Një javë jam shumë e hollë dhe vesh rroba të masave ‘small’, ndërsa ditë më vonë bëj të kundërtën, por shtatzëne nuk jam” , është shprehur këngëtarja e cila ditën e kaluar festoi 30 vjetorin e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF