KreuFashion

Ruzhë dhe buzëkuq, dy risi për t’u dashuruar nga Chanel!

Buzët janë një ndër tiparet më tërheqëse për një femër, andaj rëndësia që i kushtojmë atyre nuk është kurrë e mjaftueshme. E duke marrë parasysh rëndësinë që ato kanë në pamjen tonë, imagjinoni pak nëse do të përdornim mbi to një buzëkuq të markës së njohur Chanel. Epo gëzohuni sepse  tashme është e mundur!

Brendi i njohur vjen këtë pranverë me një risi që të gjitha ne do ta dashurojmë. Rouge Coco Lip Blush është buzëkuqi më i ri i prodhuar prej tyre dhe nëse mendoni se është thjeshtë një buzëkuq më shumë në treg e keni gabim. Bëhet fjalë për një produkt unik për buzët . Ai vjen me ngjyra të shumta, të gjalla e të guximshme, ndërsa do të ketë shijen e frutave të ndryshme.

Veç buzëkuqit bëhet fjalë edhe për një ruzhë, e cila do të jetë në formë xheli. Me një shkëlqim të natyrshëm, duket se është fiks ajo çfarë na duhet për t’u dukur më të freskëta në pranverë. E di që tani jeni gati të shkoni e t’i blini, por bëni pak durim pasi do të mund t’i gjeni vetëm pas datës 1 mars.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF