KreuFashion

Shijojini! Rikthehen trendet e viteve ’90 të flokëve

Nëse shumë nga trendet e veshjeve të dala nga Java e Modës në New York mund të jetë e vështirë që ne t’i përshtasim për t’i veshur në përditshmëri, tendencat e flokëve ishin çuditërisht të thjeshta e normale. Dizajneret si Alexander Ëang dhe Michael Kors sollën stile flokësh që duken shuam të thjeshtë që të gjithë mund t’i bëjmë, prandaj edhe u mirëpritën shumë.

Ne mund t’i kemi shumë thjeshtë shumë nga aksesorët që ato përdorën sepse në fakt ata janë thjeshtë një rikthim pas në kohë. Modele aq të thjeshta, saqë do të dukeni sikur i keni stiluar flokët edhe nëse i keni kapur rastësisht teksa silleni nëpër shtëpi.

E mbanin mend stilin “banane” që kapej me ato kapëset e mëdha me dhëmbë? E bëjmë akoma në shtëpi, ndërsa tani jeni trendy edhe nëse i stiloni në këtë mënyrë teksa dilni. Apo karficat e tel të trashë. Komodë e të rehatshëm të cilët i mbajnë flokët shtrënguar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF