KreuBusull

Shqetësoheni se po ju tradhëton? Këto 10 shenja do t’ju dëshmojnë krejt të kundërtën!

Thonë se besimi është baza e çdo marrëdhënie. E nëse kjo bazë tronditet sado pak, menjëherë lindin dyshimet. Pasiguria është një tjetër faktor që ndikon në luhatjen e një lidhje romantike, e nga ana tjetër shpesh femrat janë ato të cilat fajësohen për ekzagjerim në këtë drejtim.

Është ideale nëse nuk e mendoni asnjëherë tradhëtinë nga ana juaj apo e partnerit, por kjo nuk është e gjitha. Nëse ndonjëherë ju ka shkuar ndërmend se njeriu juaj i zemrës po ju gënjen për diçka, atëherë ku bazoheni për të marrë të tilla qendrime? Keni parë shenja të dukshme? Apo është thjesht një imagjinatë e juaja?…

Faji në këtë pikë nuk mbetet vetëm tek njëra palë. Në rast se keni krijuar të tilla pasiguri, atëherë jeni bazuar diku. Ndodh që të mos ketë asgjë për t’u shqetësuar, dhe t’ju mundojnë mendime të kësaj natyre, vetëm prej historive të shumta që keni dëgjur në rrethin e miqve apo të të afërmve. Si ta zbuloni të vërtetën?

Sipas ekspertëve, janë dhjetë shenja ato që do t’ju dëshmojnë se partneri, në fakt, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Mjafton t’i shqyrtoni me kujdes në veprimet e tij!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF