Të bësh dasmë në ’97-ën! Aventura e prezantueses shqiptare 0 555

Ermira Çausholli u bë e njohur për publikun shqiptarë pas prezantimit të programit “Histori Dashurie”, në të cilin personazhe të njohur rrëfenin historinë e tyre të dashurisë. Ndrysa sot, e ftuar në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistarit ka qenë vetë Ermira ajo që ka treguar historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin, Arditin.

Sot nënë e tre vajzave, ajo tregon se me bashkëshortin janë njohur që kur ishin studentë. “Ne jemi njohur kur kemi qenë studentë, Arditi ishte në vit të 5-të dhe unë në vitin e parë. Ai ishte në dhomë me shokët e mi të klasës. Arditi luante shumë mirë kitarë dhe ne u takuam me shkodranin që i binte kitarës. Përmes tingujve të kitarës filloi edhe interesi im për të. Ai ka mbaruar mjekësi si student i shkëlqyer por nuk ka punuar asnjë ditë si mjek. Ai ka punuar me gazetarë të huaj në 1997”, tregon moderatorja.

Një histori e bukur dashurie, por jo aq interesante sa historia që ka shkruar dita e saj e dasmës. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe në vitin 1997. Ermira tregon se lokali që ata kishin zgjedhur të bënin dasmën ishte djegur dh dasma nuk u bë. Por kjo nuk i ka ndaluar ata, sepse kur dëshira është zgjidhja gjendet me patjetër. Ne jemi martuar më 27 mars 1997, por dasmën kishim vendosur ta bënim tradicionale edhe pse bashkëjetonim bashkë në Tiranë. Në ditën tonë të dasmës filluan edhe trazirat të ashtuquajturës luftë në ’97 dhe lokali ku kishim planifikuar të bënim dasmën në Korçë u dogj dhe dasma nuk u bë. Unë vesha paliçetat dhe erdhëm në Tiranë dhe kemi bërë dasmën tek Hotel Dajti dhe nga 250 veta që ishin planifikuar në dasmë kanë qenë vetëm 70 veta”, tregoi Çausholli.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *