Fundjava po afron, momenti për t’i dedikuar kohë vetes, kjo është maska që duhet të bëni 0 204

Në ditët e sotme, jeta është bërë shumë dinamike dhe koha për t’ia dedikuar vetes sa vjen dhe është më e pakët. Meqë fundjava po afron, ne ju këshillojmë që vetëm 30 minuta t’ia kushtoni fytyrës suaj, për të pasur një lëkurë më të freskët, të pastë dhe të butë. Nevojitet vetëm një e bardhe vedhe dhe pak mjaltë.

Si ta përgatisni?

Hidheni të bardhën e vezës në një tas dhe shtoni lugën me mjaltë. Pasi t’i keni përzier mirë të dy përbërësit, para se ta aplikoni maskën në fytyrë, lidhini flokët që mos të ngjiten në fytyrë. Filloni dhe përhapeni dalëngadalë në të gjithë fytyrën duke shmangur zonën e syve. Mbajeni maskën derisa ajo fillon të të shtrëngojë lëkurën dhe pastaj shpëlaje më ujë të bollshëm. Poret do të jenë tendosur, ndërsa lëkura është pastruar në thellësi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *