Java e Modës në Milano, Prada dhe gruaja e saj fluoreshente 0 259



Koleksioni i Miuçia Prada për vjeshtë-dimër 2018-2019 u paraqit me sfondin e një nate milaneze, ndriçuar me ngjyra fosforeshente rozë, portokalli e jeshile. Modelet e Pradës parakaluan në pasarelën e zezë nën ritmet e “Blondie”. Jashtë ambientit ishin vendosur instalacione dritash të majmunëve, dinosaurëve, bananeve e alienëve.

Gruaja e Pradës nuk ka frikë nga nata. Edhe nëse momenti është i errët ajo zbulon aty dy karaktere të shpirtit të saj: një më të fortë dhe më agresiv, e tjetri me karakteristika më të buta e më i brishtë, por me disa limite.

“Ideja e koleksionit është beteja e vazhdueshme që kanë gratë, mes forcës dhe nevojës për të mbrojtur veten dhe ëmbëlsisë femërore”, tha Miuça Prada. Koleksioni u prit shumë mirë nga audienca, e cila shpërtheu në duartrokitje, kur stilistja u shfaq në pasarelë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *