KreuCelebrity

Jo vetëm moderatore, Arbana e ftuar në ‘Dua të të bëj të lumtur’ në mënyrën më të veçantë!

E shtuna që shkoi e gjeti duke prezantuar natën e parë të këtij edicioni të ‘Dua të të bëj të lumtur’. Fill pas kësaj, Arbana u kujdes ta ngacmonte edhe më shumë publikun me publikimin e një klipi të shkurtër, ku zbulohen disa nga detajet se çfarë do të ndodhë këtë të shtunë. Por, duket se Osmani nuk do të jetë gjithmonë në rolin e moderatores…

Vetë Arbana ka postuar para pak minutash në Instagram, një foto ku shihet me një buqetë të madhe lulesh në duar. Një tufë trëndafilash të kuq, enkas për Arbanën, shoqëruar me një nga ftesat karakteristike të emisionit. “Stafi i ‘Dua të të bëj të lumtur’ ka kënaqësinë t’ju dhurojë këtë buqetë me lule. Buzëqeshja juaj do të ishte një dhuratë e bukur për ne! Të duam”, është ky dedikimi bashkangjitur kësaj surprize. Moderatorja nuk ka pritur dhe më gjatë për të falenderuar ekipin e saj, që ishin kujdesur për t’i dhuruar disa çaste të gëzuara Arbanës.

Në një mënyrë apo në një tjetër, ftesa për buzëqeshje është pak a shumë e ngjashme me atë që marrin të ftuarit e përjavshëm në studio. Një detaj i këndshëm, që e ka përfshirë Arbanën edhe më shumë në emision.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF