Këtë nuk e kishit parë, sfilatat në javën e modës në Milano jashtë ‘normales’ 0 240

Në vitet e fundit shumë shtëpi të modës, kanë filluar të sjellin një formë shumë ndryshe të sfilatave, ku vëmendja nuk është më vetëm tek prezantimi i koleksionit, por një show i kuruar deri në detaje, herë pas here shumë ekstreme.

Nga sfilata e GUCCI-i cili nisur nga fakti që nuk kishte sjellë diçka ndryshe në këtë koleksion në javën e modës në Milano, të gjithë mbetën si të shokur nga prezantimi i tyre: modele me gjarpërinj, dragonj të vegjël me imitime të kokave të tyre në duar në një sallë të ngjashme me ato ku bëhen ndërhyrje kirurgjikale.

Fatmirsisht Tod’s erdhi paksa më normal, por edhe në koleksionin e tij vjeshtë-dimër 2018 nuk munguan qentë në duar, të cilët tërhoqën jo pak vëmendje. Koleksioni i tij ishte i dominuar kryesisht nga ngjyrat e tokës, por nuk mungonte e zeza apo e bardha. Ajo që binte në sy ishte freskia që përcillnin modelet në fytyrë, me një grim që përafrohej me natyralen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *