Kujdes këta dy muaj, çiftet rrezikojnë divorcin 0 141

Një studimi i ri për sa i përket divorceve ka  nxjerrë në pah fakte të reja.Sipas studimit ekziston vërtet është një model sezonal, të cilin çiftet kanë tendencë për ta ndjekur.

Pas analizimit të të gjitha divorceve të ndodhora në shtetin amerikan të Ëashingtonit ndërmjet viteve 2001- 2017, studiuesit kanë treguar se dy janë muajt kur kulmojnë divorcet janë marsi dhe gushti.

Caucasian couple arguing on sofa

“Njerëzit kanë prirje për të përballuar festat me pritshmëri në rritje, pavarësisht se çfarë zhgënjimesh mund të kenë pasur gjatë viteve të kaluara”-tha njëra nga studiueset, Julienne Brins, e çila shtoi se: “Këto dy muaj përfaqësojnë periudha të vitit, kur ekzistojnë pritshmëri apo mundësi për një fillim të ri, diçka ndryshe, apo një tranzicion drejt një periudhë të re të jetës. Në një farë kuptimi është si një cikël optimizmi”.

Gjithashtu studimi tregoi se periudha pas pushimeve mund të jetë një nga ato ku çiftet e mendojnë divorcin pasi kanë marrë kohën e nevojshme për të zhgjidhur problemet e tyre financiare. Studiuesit sugjerojnë se mënyra më e mirë për të shmangur ndarjen është që të flisni vazhdimisht me partnerin tuaj dhe të mos lejoni që akumulimin e problemeve të cilat mund të sjellin një problem shumë të madh në të të ardhmen e afërt.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *