Kylie Jenner sapo i shkaktoi Snapchat një humbje prej 1.5 miliardë $ vetëm me këtë status 0 263

Në rast se keni nevojë për ndonjë dëshmi të mëtejshme që familja  Kardashian-Jenners janë të gjithëfuqishëm atëherë ju lutemi të vëzhgoni këtë seri ngjarjesh të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit.

Të mërkurën, më 21 shkurt, Kylie Jenner ka postuar një status në Twitter në të cilën, ka pyetur: A ka njeri që nuk e përdor më Snapchat apo jam vetëm unë? Kjo është shumë e trishtueshme.  (Këtë status e shkruajti kur ky aplikacion bëri ‘update’ e ri).

E trishtueshme për Kylie, por më e trishtueshme është për kompaninë, kur aksionet e saj nisën të bien. Sigurisht ju mund të thoni që nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë, por nisur nga fakti që një nga përdorueset më të njohura dhe më me ndikim të Snapchat, e cila ka gjithashtu 24.5 milion ndjekës në Twitter, ka jo pak ndikim. (Shihni grafikun)Megjithatë, Kylie u përpoq që ta rregullonte paksa situatën, por tepër vonë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *