KreuCelebrity

Një dedikim nga Xhemi, por jo për djemtë! Ja kujt ia shpreh moderatorja dashurinë këtë herë…

Jo çdokush i ka mirë marrëdhëniet me rrjetet sociale dhe Xhemi Shehu është një shembull shumë i mirë i kësaj. Edhe pse personazh publik, duket se nuk intereson shumë postimi pa mbarim i fotove apo momenteve të ndryshme në profilin personal, madje këtë të fundit e ka mbyll dhe rihapur disa herë. Ndryshe nga gjithmonë, javët e fundit e gjetën Xhemin me një llogari krejt të re në Instagram, ndërsa të gjithë po prisnin të shihnin ndonjë imazh të sajin…

Ja që moderatorja vazhdon të mos postojë asgjë për ndjekësit, duke e bërë kështu të qartë se nuk i intereson aktiviteti në rrjetet sociale. Por, mesa duket Instastory i është përshtatur Xhemit, për aq kohë sa fotot apo videot qendrojnë për vetëm 24 orë në rrjet. Këtë herë, Shehu i ka dedikuar disa fjalë dy prej njerëve më të dashur për të. Dhe, nëse mendoni se janë djemtë, gaboheni. Krah për krah me Arbana Osmanin dhe Eno Popin, moderatorja ka shkruar: “Ju kam zemër”.

Të tre personazhet e ekranit njihen për miqësinë e tyre të pandashme, që numëron disa vite tashmë. Në një rreth të tillë përfshihet dhe Ledioni, edhe pse ky i fundit shihet disi më rrallë me moderatorët. Janë ndër rrethet miqësore më jetëgjatë të ekranit, ndërsa nuk lënë rast pa dëshmuar se sa të afërt janë me njëri-tjetrin. Dhe ndoshta për këtë, vlerësohen edhe më shumë nga ndjekësit e tyre!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF