Para vendimit, bëni kujdes/ Këto janë 5 pjesët e trupit ku tatuazhi do të zbehet më shpejt! 0 236

Kur vendosim të realizojmë një tatuazh, mendohemi mirë për një arsye në veçanti: a do të pendohemi më pas? Tashmë, ekzistojnë metodat e eleminimit të tatuazhit nga lëkura, por le ta pranojmë që veçantia e një arti të tillë është pikërisht ‘përjetësia’. Tatuazhet zbehen, e detyrohemi t’i ridizenjojmë, por në këtë rast mos mendoni se mund të fajësoni gjithmonë klinikën apo artistin të cilit i keni besuar.

Duhet të keni parasysh se pjesa e trupit ku vendosni të realizoni tatuazhin, ndikon shumë në jetëgjatësinë e tij. Kjo varet kryesisht nga lëkura dhe me aktivizimin e asaj zone në veçanti gjatë përditshmërisë. Ja pse, një nga pikat e para në listë është dora! Ekspertët shpjegojnë edhe më shumë detaje…

Pjesa e brendshme e gishtit

Zbehja do të vijë si pasojë e llojit të lëkurës në një pjesë të tillë. Është shumë e vështirë që boja të përqendrohet si duhet në pjesën e brendshme të gishtit. Kjo është arsyeja pse në 99.99% të rasteve, figura apo shkrimi i realizuar ngjason me të gjelbrën e turbullt.

Duart

Lëkura është e trashë në këtë zonë, por ka shumë pak dhjam ose muskul poshtë sipërfaqjes, çka do të çojë në zbehjen e tatuazhit më shpejt nga se e prisni. Nga ana tjetër, duhet theksuar se sa shpesh i përdorim duart, që do të thotë fërkimet dhe prekjet me çdo send përreth në përditshmëri, nuk e favorizojnë një tatuazh të qendrueshëm.

Këmbët

Për aq kohë sa jemi të detyruar të veshim çorape dhe këpucë, harrojeni që tatuazhi juaj të duket si ditën e parë, edhe pas shumë kohësh. Ekspertët shpjegojnë se kjo është e vetmja arsye, duke shtuar me shaka: “Nëse do të na duhej të ecnim zbathur përgjithmonë, do të zgjasnin aq sa kemi jetë!”

Brrylat

Këtu përfshihen sidomos ato që realizohen në pjesën e jashtme të brrylit. Për aq kohë sa pa menduar, i mbështesim brrylat mbi tryezë apo kudo tjetër që ndihemi rehat, nuk mund të pretendojmë jetëgjatësi të tatuazhit.

Sqetulla apo pjesa e brendshme e krahut

Fillimisht, janë zonat më të pranishme dhe të ekspozuara ndaj djerësës, përgjatë (pothuajse) gjithë kohës. Përpos kësaj, lëvizja e krahut përqendrohet kryesisht në fërkimin e këtyre dy zonave me pjesën anësore të trupit, që nuk favorizon së shumti tatuazhin në pjesë të tilla.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *