Për një pranverë plot stil, kjo (mini)tendencë duhet të jetë pjesë e garderobës tuaj! 0 947

Java e modës në Londër na dhuroi jo vetëm spektakël, por tregoi shumë edhe për tendencat e reja. Ndonëse aktualisht vëmendja është përqendruar në Milano, stili i shpërfaqur nga ‘modelet e rrugës’ dhe jo ato të pasarelës, na bëri të kuptojmë më shumë mbi kombinimet që mund t’i përdorim në përditshmëri. Çfarë ra në sy më tepër?



Edhe pse nuk mund të thuhet se ishte domosdoshmërisht risia më e fundit, mini-tendenca e përdorimit të një ngjyre në veçanti u pa si zgjedhje e disa prej vajzave të apasionuara pas modës, që nuk ngurruan të ishin ndjekëse të shfaqjeve të zhvilluara ditët që lamë pas. E verdha ishte ajo që bëhej pjesë e paraqitjes së tyre në një mënyrë apo në një tjetër, duke ardhur kështu në forma nga më të ndryshmet. Jo vetëm në veshje, por edhe në aksesorë u vu re përzgjedhja e kësaj nuance, e për këtë ka një shpjegim.

Duke qenë një ngjyrë e ndezur, e verdha vjen si pjesë e ‘lajmëtares’ së pranvers. Edhe pse mund të zgjidhni kolore më të mbyllura, pak e verdhë mjafton për të ndryshuar krejtësisht paraqitjen. Dhe nëse nuk preferoni atë klasiken, mund të zgjidhni mustardën, si një tjetër alternativë plot stil. Mendoni se ju përshtatet një tendencë e tillë?

Jo vetëm në rrugët e Londrës; e verdha gjendet edhe në këtë numër të BORDO!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *