‘Të lindur me këmishë’/ Ju prezantojmë me 6 shenjat më me fat të zodiakut! 0 1587

Është ndër shprehjet e preferuara që bëjnë pjesë në listën tonë – ‘ka lindur me këmishë’, e përdorim sa herë që duam të theksojmë sa me fat është një person apo një tjetër. Ka disa njerëz që nuk besojnë aspak tek fati, ashtu sikurse ka të tjerë që janë të lidhur fort pas tij. Ka nga ata që besojnë tek shenjat, ka nga ata që përditshmëria është thjesht pjesë e normalitetit dhe jo çdo gjë ka një shpjegim medoemos.

Tek grupi i dytë përfshihen kryesisht pesimistës, ndërsa të kundërtit e tyre dëshirojnë, gjithsesi, ta shohin gotën gjysmëplot. Kështu, edhe nëse diçka u pengon rrugën, ata e kanë menjëherë përgjigjen. “Eh, fati im i keq!”, sa e sa herë e kemi përdorur këtë frazë të tillë…Disa dukuri apo ndohi në jetë, të cilat as nuk i shmangim dot, as nuk i marrim përsipër si përgjegjësi, përfshihen tek ‘fati’. Një prej tyre, edhe pse më ekstremja, është vdekja, për të cilën gjithnjë themi: “nuk e ka askush në dorë”. Pra, duam apo nuk duam, në një mënyrë apo në një tjetër jemi të lidhur me destinin.

Nëse dikujt i shkon gjithmonë jeta në një rrugë të caktuar, ku nuk gjen shumë pengesa rreth e rrotull, një tjetri mund t’i gjendet përballë e anasjellta. Dhe vërtet, disa gjëra nuk i komandojmë dot. Por, sa me fat jeni në jetën reale? Nëse nuk e ndjeni veten si të tillë, atëherë me siguri ‘fajin’ e ka edhe shenja juaj e zodiakut. Astrologët shpjegojnë që këto janë gjashtë shenjat më me fat të horoskopit!

Dashi

Gaforrja

Peshorja

Shigjetari

Bricjapi

Peshqit

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *