KreuCelebrity

Trump e quan ‘të pasigurt’, Oprah i jep një përgjigje siç vetëm ajo di!

Edhe pse Presidenti i SHBA-ve, Trump nuk i ka patur marrëdhëniet fort të shkëlqyera me personazhet e njohur në tërësi. U votua nga një pjesë e konsiderueshme e popullit, por kaq nuk mjaftoi që të fitonte simpatinë e atyre që nuk e mbështetën kurrë; përkundrazi. Të famshmit që e kanë sulmuar publikisht kanë qenë të shumtë, ndërsa Trump duket se është kapur me një emër në veçanti, pikërisht pas Oprah-s.

Arsyeja? Pas një fjalimi të Oprah-s të mbajtur në Golden Globes, ishin të shumtë ata që kërkuan që kjo e fundit të kandidonte për postin e presidentin në zgjedhjet e ardhshme. E refuzur nga ajo vetë, e pajustifikueshme për një pjesë të inetlektualve, kërkesa e shumicës mbetej e njejtë. Kaq mesa duket mjaftoi që Trump ta shihte me një tjetër sy Oprah. Ai postoi para pak ditësh një status në Twitter, ku e cilësonte Winfrey si ‘të pasigurt’ gjatë drejtimit të ’60 Minutes’.  “Shpresoj që Oprah të kandidojë, në mënyrë që të zbulohet dhe të mposhtet njësoj si të gjithë të tjerët në vend të saj!”, e ka përmbyllur ‘lumin’ e kritikave, Trump.

E ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, Winfrey nuk e la pa një përgjigje presidentin. E nëse po mendoni se u hakërrye në po të njejtën gjuhë, atëherë nuk e njihni mirë Oprah-n! “U zgjova dhe mendova: ‘Çfarë?!’ Dhe ajo çka bëra në të vërtet ishte që renda menjëherë për të parë regjistrimin, për të parë nëse kritikat e tij ishin të qendrueshme”, ka thënë oprah, duke shtuar se kishte parë çdo sekondë të regjistrimit, madje kishte thërritur edhe producentët për të vërtetuar versionin real të asaj që po shihte. “Në fund të ditës, e di që kam punuar fort për të bërë krejt të kundërtën të asaj që isha kritikuar në atë status në Twitter, kështu që, kjo ka rëndësi”, e ka përmbyllur Winfrey, duke e bërë të qartë se çdo fjalë e Trump ishte thjesht një opinion i pabazë i radhës.

Të shohim nëse presidenti do të përgjigjet sërish…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF