Ben Blushi fillon ‘spastrimet’?! Reagon gazetari pas lajmit për lëvizje nga Top Channel! 0 631

Kemi parë shumë lëvizje në televizione, e më e fundit që erdhi më bujshëm ishte kalimi i Ben Blushit në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm në Top Channel. Një vendim që ndoshta nuk pritej, por që u zyrtarizua më shpejt nga ç’e mendonim. Sot, qarkulloi lajmi se Blushi kishte bërë një lëvizje të radhës, duke larguar një nga gazetarët nga Top Media.

Bëhet fjalë për Endri Xhafon, i cili u vendos si drejtor provizor i informacionit, në kohën kur Sokol Balla kaloi në Vizion Plus. Sipas Newsbomb, Xhafo kishte shkuar drejt Vizion-it, duke e lënë kështu një herë e mirë Top Channel. Por, si qendron e vërteta? Vetë gazetari ka reaguar në Facebook, duke treguar versionin real të historisë.

“Jam në Top Channel dhe e kam mendjen top për të mos lëvizur”, ka shkruar Xhafo, duke mohuar zyrtarisht të gjitha aludimet mbi largimin e tij nga ky televizion. Me pak fjalë, nuk do të shohim ndonjë ‘lojë markatosh’ të radhës…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *