KreuCelebrity

Bora Zemani rrëfen: a do të ketë një rikthim me Vin Velin apo jo?!

Ndarja e tyre u komentua shumë, ashtu sikurse u përfol pa ndonjë deklaratë zyrtare. Gradualisht, u mësua një herë e përgjithmonë se Bora Zemani dhe Vin Veli nuk ishin më pjesë e çifteve të njohur shqiptarë. Edhe pse jo hera e parë, Bora ka bërë një rrëfim ndryshe në Pop Culture.

Moderatorja ka shpjeguar se marrëdhënia mes saj dhe ish-bashkëshortit mund të përshkruhet si ‘normale’, për aq kohë sa ndajnë detyriket ndaj djalit të tyre, Arborit. “Nuk dalim për kafe apo diçka përtej kësaj, pasi nuk është e lehtë ta bësh këtë”, ka thënë Bora, duke mos e lënë me kaq. Pyetur nga Dojna, se pse nuk i ka fshirë fotot me Vinin nga Instagrami, Zemani u përgjigj shkurt: “Sepse nuk mund të fshish të shkuarën.”

Por, a ka mundësi për ndonjë rikthim mes saj dhe Velit? Bora është treguar e prerë, duke thënë: “Jo, ne Bricjapët e kemi të vështirë të marrim një vendim, por në çastin e parë që vendosim, nuk ka më kthim prapa”. Ndërsa, moderatorja ka sqaruar një herë e përgjithmonë se ndarja mes çiftit nuk erdhi si pasojë e ndonjë tradhëtie nga ana e Vinit: “Në një intervistë, Vini tha se ka tradhëtuar një herë në jetë dhe që është ndjerë shumë keq. Por, kjo nuk ka lidhje me mua. Megjithatë, kaq mjaftoi që portalet të aludonin se kjo ishte arsyeja e ndarjes. Në fakt, shkaqet ishin krejt ndryshe.”

Me pak fjalë, nuk ka ndonjë shpresë për rikthim…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF