KreuCelebrity

Ermali falenderon Inva Mulën publikisht, ja arsyeja!

‘Xing’-u i kësaj të shtune nuk nisi vetëm me humor, pasi Ermali pati jo pak për të thënë. Ai prezantoi fillimisht këngëtaren e re të programit, ndërsa ka gjetur rastin për të falenderuar sopranon Inva Mula, e jo pa arsye. Shkak është bërë fillimi i ‘Virtuozët’ në Klan, program për të cilin Ermali duket se ka shumë konsideratë.

Sipas Mamaqit, ka qenë ky format pikënisja e një aktiviteti ndryshe për fëmijët, pasi ata kanë filluar t’i kërkojnë prindërve instrumenta të shtrenjtë për të provuar aftësitë e tyre. “Po i bën prindërit të flasin me vete”, ka thënë me shaka Ermali, duke i shtuar vlerësimet për “Virtuozët”. Mamaqi e ka quajtur ‘nder’ startimin e një programi të tillë në Klan, duke e falenderuar Mulën për një angazhim të këtij lloji.

Mesa duket, është frymëzuar Ermali gjatë këtyre dy puntatave!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF