Me një projekt të ri?! Renato Mekolli zbulon planet për në televizion! 0 425

Është një ndër emrat më të njohur për sa i përket shefave të kuzhinës dhe nuk mund të themi se kemi dëgjuar pak nga Renato. U përfol se do të ishte pjesë e jurisë në Masterchef Junior, por si qendron e vërteta? Mekolli ka shpjeguar për “Thumb”, se ka projekte të reja, edhe pse formati i lartpërmendur nuk përfshihet në to.

Renato ka thënë se kalimi i Masterchef Junior nga Top Channel, në TVSH, nuk është një faktor fort favorizues për të, kështu që emrin e tij nuk do ta shohim në këtë juri. Mekolli do të jetë pjesë e një konkursi televiziv kushtuar gatimit, por do të jetë i vetmi që do të gjykojë garuesit dhe gjithçka tjetër. Duke premtuar diçka ndryshe, ai është shprehur se gjithçka do të shihet së shpejti, pa zbuluar dhe më tej detaje.

Sa për konfliktin me Ori Nebiajn, Renato ka thënë se për momentin nuk flasin dhe shkak ka qenë mosmarrëveshja lidhur me biznesin, ku Renato është angazhuar së fundmi. “Megjithatë, unë e dua fort dhe më mungon shumë, edhe pse do pak kohë që gjërat të shkojnë aty ku duhen”, ka përfunduar ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *