KreuFashion

Kur ‘çmendet’ imagjinata/ Disa nga idetë më të pazakonta për një grim ndryshe të buzëve!

Sa herë kemi parë paraqitje ‘të çmendura’ të yjeve botërorë? Një ndër emrat që mund të përmendim këtu pa frikë është Lady Gaga. Na ka dhuruar imazhe nga më të pazakontat, që vështirë se i harrojmë lehtë. Nga ana tjetër, nuk mund të themi se të tjerë emra të famshëm mbeten mbrapa në këtë drejtim.

MET Gala është gjithashtu një event që na sjell paraqitje larg klishesë, e fill pas kësaj vijojnë listat e personazheve të veshur mirë mirë dhe të atyre të veshur më keq. Por, veshja nuk është e vetmja zgjedhje në këtë pikë. Nga aksesorët, e deri tek grimi, imagjinata dhe sensi i kombinimit vlerësohet në bazë të ndërthuerjes të të gjithë këtyre elementeve bashkë. Një nga tendencat më të reja është të bërit ‘art’ në buzë, nëpërmjet një makup-i krejt ndryshe.

Të gjithë i kujtojmë të ashtuquajturat buzë plastike, të cilat ngjasojnë si të tilla vetëm falë shtresave të shumta të buzëkuqit dhe shkëlqyesit të vendosur mbi to. Dekorimi me detaje të vogla mbetet gjithashtu një nga preferenca e vajzave që duan të eksperimentojnë me pamjen e jashtme, sidomos gjatë realizimit të seteve fotografike. Ideale kryesisht për modelet (profesioni i së cilave lidhet ngushtë me paraqitjen), kjo nuk do të thotë që femrat e apasionuara pas grimit të mos eksperimentojnë në këtë drejtim. Ja disa prej ideve më ta pazakonta, që do t’ju bëjnë të dëshironi t’i provoni menjëherë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF