KreuStil Jetese

Mend për herë tjetër/ Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni kurrë

Çdo ditë e më shumë, ekspertët këshillojnë dietat e reja, me disa përbërës plus ose minus. Gjithçka bazuar në studimet më të fundit, dietologët janë gjithmonë në kërkim të përsosmërisë, kur vjen puna tek balancimi i ushqimit. Kështu, kemi parë artikuj e libra nga më të ndryshmit, duke filluar nga: “Si të ushqehemi sipas grupit të gjakut?”, e deri tek renditja e ushqimeve më të shëndetshme.

Pavarësisht të gjithave, duhet theksuar se gjithësecili nga ne ka preferenca të ndryshme, pavarësisht këshillës së ekpertëve. Disa dekada më parë, ushqimi nuk ka qenë problem i veçantë, pasi produktet e prodhuara artificialisht ishin ende një koncept i paimagjinueshëm. Tashmë, me zhvillimin e shkencës, ekzistojnë plot të mira, por edhe rreziqe kur vjen puna tek ajo që konsumojmë.

Ushqimet frigoriferike nuk këshillohen së shumti, edhe pse në vende të mëdha, ku jeta ka një ritëm krejt ndryshe (pune), njerëzit priren të ‘shpëtojnë’ nga gatimi, për të kursyer kohë, duke iu drejtuar kështu produkteve të gatshme. Por, këto nuk janë të vetmet problematike. Sipas studimeve të fundit, dietologët kanë dalë në rezultatin se disa lloj ushqimesh nuk duhet t’i konsumojmë kurrë. Ja cilat janë ato!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF