KreuBusull

Modë, muzikë, festë/ Street Fashion Party në Tiranë përmes fotove!      

Ndoshta nuk jemi mësuar me idenë e ‘festës së rrugës’, sidomos në kryeqytet, por ja që fundjava që lamë pas dëshmoji se këto evente nuk kanë nevojë për protokoll. Mjaft pak dëshirë dhe motivim, mandej personazhet e njohur mund të mblidhen së bashku në një vend, për të shijuar frymën ndryshe të argëtimit. Kështu sipërmarrësja Ori Kuçi, e cila u bë e njohur për audiencën e gjerë edhe si pjesë e spektkalit C’est La Vie në ekranin e televizionit Klan, mblodhi të shtunën e 24 shkurtit gjithë miqtë dhe të apasionuarit pas modës dhe muzikës në një festë, që nisi gjatë paradites në rrugën Brigada e VIII në zemër të zonës së ish-bllokut për të kulmuar në mbrëmje! E titulluar Jardin, Jaguar, Jazz ngjarja duket se shfokusoi vëmendjen nga Java e modës në Milano, për t’u përqëndruar në Tiranë, ku moda në këtë event u prezantua përmes klasit, elegancës dhe hijeshisë që mban emrin Enada At’Nikolla.

Dy modelet imazh të festës u prezantuan me krijimet e At’Nikollës, ndërsa shumë nga të pranishmit bënin pjesë në kastin e klientelës së besuar të stilistes. Me pak fjalë, dukej si një prezantim i mirëfilltë tipik i Enadës, emri i së cilës ndihet në çdo event, për të bërë diferencën  siç vetëm ajo di. Festa maratonë u shijua nga të pranishmit e shumtë jo vetëm me pije, katering dhe muzikë, DJ dhe ‘live’ nga dy protagonistët e spektaklit të mësipërm Ori dhe Kristi Karkanaqe, por edhe me performancën e modeleve të At’Nikollës, që dëshmuan se stili zë vend më së miri në Tiranë.

Duke filluar nga këngëtarët, e deri tek të tjerë emra të njohur që na shoqërojnë në artikujt rozë pothuajse çdo ditë, ky event na solli edhe më pranë atmosferës tipike të të famshmëve, jetën e së cilëve nuk kemi rast ta shijojmë në përditshmëri. Bordo.al ju sjell disa foto ekskluzive nga kjo Street Fashion Party!

 

Endi Cini, Algert Beraj dhe Kleona Leka – Grace Models Management

Enada At’Nikolla, Endi Cini, Algert Beraj dhe Kleona Leka

Enada At’Nikolla

 

 

Enada At’Nikolla dhe Ori Kuci

Ori Kuci dhe vajza

Ori Kuci dhe Mirjana Kuka

 

Ori Kuci dhe Anxhela Peristeri

Ori Kuci, Dasara Karaiskaj, Anxhela Peristeri

 

Endi Cini dhe Kleona Leka

Ines dhe Gjergj Kacinari

Fabiola Hysenbelliu

Aurel Thellimi, Anxhela Peristeri dhe Desara Karaiskaj

Endi Cini dhe Greis Petrovic me stafin e saj

Endi Cini, Greiss Petrovic dhe Kleona Leka

Foto nga eventi

Eneda Tarifa, Ori Kuci

Desara Karaiskaj

Zela Gashi dhe Ela Ruci

 

Monika Dajci

Monika Milo

Momente nga atmosfera e festes

Monika Milo, Monika Dajci, Enada At’Nikolla dhe Albina Ahmetaj

Ervi Kurti

Anda Basha

Eneda Tarifa dhe Erion Ylli

Atmosfere nga eventi

Juliana Pasha dhe Ori Kuci

 

Atmosfere nga eventi

Endi Cini

Enada At’Nikolla, Desara Karaiskaj dhe Endi Cini

Desara Karaiskaj dhe Erion Ylli

 

Ori Kuci dhe Kristi Karkanaqe

Kejsi Tola

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF