KreuCelebrity

Ofendimet e DJ Blunt ndaj Ledrit, ish-menaxheri i Babastars: Lojë e Getoarit

Nga bashkpunëtorë të ngushtë e miq, marrëdhënia mes Ledrit e DJ Blunt e Real One ka përfunduar, e jo vetëm kaq, por Blunt dhe Real shpërthyen në ofendime ndaj Ledrit. E nëse deri më tani nuk e dinim arsyen që qëndronte pas këtyre ofendimeve, ish-menaxheri i Babastars, Albert Krasniqi ka sqaruar disi rrëmujën e krijuar.

Sipas tij pas tyre fshihet Getoar Selimi. Në një postim Në Instagram ai shkruan se ka qenë pikërisht Getoari ai i cili ka nxitur përplasjet e rreperëve, ndërsa shton se një gjë e tillë është bërë për të tërhequr vëmendje, para bashkëpunimit të Blunt dhe Getoarit, i cili pritet të jetë gati përpara verës.

Më tej në postimin e tij, ai ka komplimetuar Ledrin e Gjikon si djemë të talentuar, ndërsa më pas reperët nuk kanë vonuar ta ndjekin atë në Instagram në shenjë pajtimi e falënderimi.  Nuk është hera e parë kjo q ëish-menaxheri i Babastar-ave sulmon Getoarin. Pak kohë më parë ai e akuzoi atë se kishte lënë pas dore grupin e tij dhe se organizonte koncerte vetëm për veten e për Majk.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF