KreuCelebrity

Prej sa vitesh e shohim ‘Big Brother’ në Shqipëri? Ja pse sot është një datë e veçantë për formatin!

‘Big Brother’ ishte një ndër formatet më të ndjekura nga shqiptarët, edhe pse ende nuk kishte mbërritur në kufijtë vendas. Të fokusuar kryesisht tek italianët, e më vonë tek amerikanët, ndjekja 24 orë në 24 e disa personazheve të zgjedhur duket se ishte ajo që tërhiqte më së shumti publikun. Dhe, pas një periudhe të gjatë pritje, u mësua se ‘Big Brother’ do të niste edhe në Shqipëri, ndërsa lajmi i bujshëm nuk la indiferent pothuajse askënd. I pëlqyer nga shumica dhe i kritikuar nga pakica, ky format sot feston ditëlindjen e tij të dhjetë.

U drejtua kryesisht nga Arbana Osmani, edhe pse për një edicion të vetëm (në mungesë te Arbanës), pamë si moderator Ledion Liçon. Edhe pse nuk pritej, ky ‘reality show’ nuk u transmetua çdo vit, duke lënë kështu një hapësirë mesatarisht prej dy vitesh, nga një ‘Big Brother’, në tjetrin. Deri më tani, e drejta e transmetimit dhe prodhimit për Shqipërinë vazhdon t’i mbetet Top Channel, e nuk mund të themi se janë prodhuar pak lajme prej këtij formati. Duke filluar që nga historitë apo skandalet e personazheve, e deri tek veshjet e Arbanës çdo të shtunë, kemi parë shumë në këto dhjetë vite.

Këtë herë, pritet një ‘Big Brother’ krejt ndryshe. Fokusi do të jenë VIP-at, të cilët priten të izolohen në një ambient të rrethuar vetëm nga kamerat, për t’u ndjekur 24 orë të ditës. Në dukje i pamundur, por ja që në janar ishe Ledioni ai që publikoi spotin e asaj që pritet të shohim së shepjti. Cilët do të jenë pjesëmarrësit? Ende nuk dihet asgjë, por dyshohet se do të jete Arbana, së bashku me Liçon, ata që do të drejtojnë netët ‘live’. Ndërsa, një dekadë nuk është pak për transmetimin e një formati të caktuar, kujtojmë se sa shpejt kalon koha (pa u ndjerë)…

https://www.instagram.com/p/BeiQEgTnmnB/?hl=en&taken-by=ledionl

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF