Prezantohet S9 dhe S9 plus, ja risitë qe sjellin 0 263

Tashmë një zgjedhje më shumë është shtuar në katalogun e telefonave të zgjuar për të gjithë ata që dëshirojnë të ndryshojë telefonin e tyre. E kemi fjalën për dy telefonat e fundit të Samsung, S9 dhe S9 plus, të cilët janë prezantuar në Barcelonë.

Pamje elegante dhe tre ngjyrat karakteristikë të Samsung, vjollcë, blu dhe e zeza, nuk kanë ndryshuar, ashtu si nuk ka ndryshuar as  ekrani i teknologjisë “Infinity Super AMOLED”  i cili ofron një rezulicion “Quad HD”.

Çfarë ofron tjetër? Një kamer të aftë për të bërë fotografi dhe video në ambiente më një ndriçim shumë të ulët, Emoji të personalizuara dhe procesorin më të fundit të teknologjisë së re SoC,  cili përbëhet nga tetë bërthama të cilat kanë një shpejtësi prej 2,8 GHz.

Ndërkohë për të aksesuar të gjitha risitë e këtij telefoni, padyshim që edhe çmim që duhet të paguani për ta është goxha i lartë. Për S9 do të duhet të paguani minimalisht 850 euro, ndërsa për S9 plus, çmimi fillestar nis nga 1 mijë euro.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *