KreuCelebrity

Kim tregon për herë të parë bebushen Chicago dhe është kaq e ëmbël!

Kim Kardashian u bë nënë për herë të tretë më 16 janar të vitit 2016 kur erdhi në jetë vogëlushja Chicago. Ajo erdhi në jetë nga nëj nënë surrogatë, pas komplikacioneve që Kim pati me dy fëmijët e parë të saj.

E pas lindjes sigurisht që të gjithë ishim bërë kuriozë të shihnimin fytyrën e vogëlushes. Për herë të parë ajo u shfaq në një video në krahët e tezes së saj, Kylie-t, por nuk dukej edhe aq qartë. Ndërsa ditën e djeshme Kim ka postuar në Instagram foton më të ëmbël me të. “Bebushja Chicago”, shkruan ajo ndërsa pozon me vogëlushen bukuroshe.

Foto e cila u komentua gjërësisht nga fansat e Kim, ndërsa Chicago mori komplimete të shumta. Por gjithsesi edhe kjo foto është me filtra dhe efekte dhe tani u bëmë akoma më kuriozë të shohim vogëlushen në një imazh të plotë, të qartë e pa asgjë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF