KreuFashion

Në humor për rozën? Tendenca e fundit e flokëve është ajo që ju duhet këtë sezon!

Kim Kardashian shtoi pak rozë në nuancën e flokëve dhe aq mjaftoi që sytë të ktheheshin vetëm nga ajo. E pamë të provonte bjonden platin, ndërsa kjo zgjedhje e fundit u duke krejt e pazakontë nga ana e Kim. E duhet theksuar që nuk është e vetmja që ka shkuar drejt rozës në këtë drejtim…

Duket se yjet e dashurojnë këtë ngjyrë, ashtu sikurse nuk kanë frikë të eksperimentojnë me pamjen e jashtme. Preferojnë një ‘look’ ndryshe dhe drejtohen tek ekspertët për rezultatet më të mira të mundshme. Realizimi i nuancave të tilla nuk pretendohet të bëhet në kushte shtëpie, e jo më kot ekzistojnë estetistet.

Nëse dëshironi që pranvera t’ju gjejë me një ndryshim të tillë në paraqitje, atëherë ne ju sugjerojmë disa nga modelet më të mira, që do t’ju inspirojnë në zgjedhjen e radhës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF