KreuCelebrity

Shkëlzeni feston ditëlindjen, Armina i bën një surprizë romantike!

Sa herë feston ditëlindjen, Armina surprizohet në mënyra nga më të ndryshmet nga partneri i saj, Shkëlzen Berisha. E kemi parë të festojë mes miqsh, familjes e luksit, ndërsa dhuratat për të nuk kanë munguar as në festa të veçanta, si Viti i Ri apo Shën Valentini. Nga ana tjetër, të gjithë e njohim Arminën për natyrën e saj romantike.

Sot shënon dhe ditëlindja e Shkëlzenit, e Mevlani është kujdesur ta surprizojë siç vetëm ajo di. Në foton e ndarë në rrjetet sociale, shihet një ambient shtëpie i dekoruar me tullumbace të kuq, e ndonëse nuk e shohim, duket se Shkëlzeni po fotografon diçka tjetër (ndoshta dhuratën e Arminës). Blogerja nuk është kursyer as në fjalë, duke i dedikuar njeriut të sa të zemrës këtë urim: “Surpriza ime për partnerin më të mirë, dashurisë time dhe mikut tim të ngushtë. Gëzuar ditëlindjen zemër. Të dua shumë.”

Edhe pse jo shpesh, çifti nuk ngurron të ndajë me publikun momentet më romantike mes tyre, e një shkrim i tillë pritej nga Armina në një ditë kaq speciale. Tashmë, mbeten për t’u parë të tjera foto, që me siguri blogerja do t’i shpërndajë më vonë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF