KreuFashion

Sondazh/ Garë e fortë! Lori, Sara, Jonida, apo Rita…kush e ka kombinuar më bukur xhaketën xhins?

Shpesh herë kemi dëgjuar shprehjen “është jashtë mode” duke nisur që nga materialet, por edhe nga modelet, për të vetmen që nuk e kemi dëgjuar kurrë të përdoret kjo frazë është për xhinsin.

Është i vetmi mik i yni, i cili na qëndron besnik, ndjek evolucionin e stilit edhe kapriçot e modës, por në fund është gjithnjë aty. Një ndër veshjet që duhet të futet në kategorinë e blerjeve “must” (patjetër) këtë sezon është xhaketa xhins. Lehtësisht e kombinueshme për të gjitha stilet e veshjeve: me tuta, me taka, me atelete, padyshim çdo vajzë do e gjejë veten. Ka shumë e shumë mënyra se si mund ta kombinoni një xhaketë xhins, disa prej të cilave na e kanë sjellë bukuroshet si Lori Hoxha, Jonida Maliqi, Rita Ora, Gigi Hadit, Bebe Rexha etj.

Ne ju ftojmë të votoni në sondazhin tonë se cila prej kombinimeve ju pëlqen më shumë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF