KreuCelebrity

Ameli nuk është emri i vetëm, ja si e thërret ndryshe Miriami të bijën!

Është ndoshta periudha më e veçantë e vitit, sidomos për Tiranën, pasi rreshjet e borës kanë pushtuar kryeqytetin në 48 orët e fundit. Një fenomen i rrallë, që bëri çdokënd të postonte foto e video pafund në rrjetet sociale.  Një imazh me sfond bore ka postuar edhe Miriami në profilin e saj, por këtë herë një detaj e ka veçuar foton e këngëtares nga të tjerat.

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)

Ameli, duke parë atmosferën e zbardhur nga dritarja – e kjo nuk është e vetmja që ka zbukuruar postimin e Canit. Këngëtarja ka zbuluar  se vogëlushja ka edhe një tjetër emër, ose të paktën kështu i thërret ndryshe vetë Miriami. “Borëbardha ime”, ka shkruar ajo, duke lidhur kështu borën në sfond me ëmbëlsinë tipike prej fëmije të Amelisë.

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)

Fotot e vogëlushes nuk i shohim shpesh në profilet e Miriamit apo Albanit, megjithatë klipi i tyre i fundit i dedikohej totalisht së bijës. Madje, të dy veçmaz kanë deklaruar në intervista të ndryshme se zënkat mes tyre tashmë janë vetëm në lidhje me Amelinë. Me pak fjalë, një vogëlushe rrethuar nga shumë dashuri!

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF