KreuCelebrity

Dua Lipa është kërcënuar me jetë?!

Dua Lipa po shijon suksese pafund kohët e fundit, por me sa duket jo të gjitha ditët e saj kanë qenë të lumtura. Këngëtarja me origjinë nga Kosova ka përjetuar një frikë të madhe pasi është kërcënuar me vdekje.

Në një intervistë për “Rolling Stone” ajo ka zbuluar se ka marrë kërcënime të vazhdueshme nga fansat e Taylor Swift, pasi Dua kishte mbështetur Kanye West dhe jo këngëtaren Swift gjatë konfliktit të saj me reperin. “Ata më kanë dërguar ’emoji’ gjarpërinjsh për tre ditë me radhë. Më thoshin se shpresojnë që unë të vdes. Unë thjeshtë nuk kam thënë asgjë”, ka thënë këngëtarja.

Në mbajtjen e çmimeve Brit Aword, Dua Lipa triumfoi duke rrëmbyer dy çmime si artistja më e mirë dhe artistja më e mirë depërtuese për muzikë në Britani.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF