KreuCelebrity

E shkuara e Meghan trondit familjen mbretërore në Angli

Një skandal duket se është duke përfshirë familjen mbretërore në Angli dhe duket se skandali mund të preki edhe dasmën mbretërore e cila  pritet të mbahet shumë shpejt.

Publikimi i lajmit në mediat e huaja për Meghan Markel, në të cilin shkruhej se ajo është autorja sekrete e një blogu të quajtur “The Ëorking Actress”, ku shkruante për jetën dhe karrierën e saj në Hollyëood, mund të jetë shkaku i një skandali në oborrin mbretëror të Mbretësisë së Bashkuar.

Nuk është bërë e ditur se kush e zbuloi këtë anë të errët të saj të cilën ajo e ka mbajtur të fshehtë nga familja Mbretërore, por të pyetur rreth këtij skandali ata nuk kanë pranuar të japin komente.

Gjatë shkrimeve në këtë blog, Meghan ka treguar për stilin e saj të varfër të jetesës, se si dehej me verë të lirë, për skenat intime në filmat ku ka marrë pjesë, për urinë, pjesët intime të trupit si edhe për marrëdhëniet seksuale. Ajo në shkrimet e këtij ditari online e konsideronte veten si ‘vajza me gjoksin magjik’ ku krahas përshkrimit të jetës së saj, përdorte fjalë në zhargon si edhe sharje.

Menjëherë pas publikimit të lajmit në mediat angleze, blogu është fishirë, ndërsa postimet e bëra në të janë shndërruar në të paklikueshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF