KreuCelebrity

Robbie Williams flet për çrregullimet mendore: Një sëmundje në kokë do të më vrasë

Është një ndër këngëtarët më të suksesshëm, por me sa duket gjërat nuk po i shkojnë edhe aq mirë kohët e fundit. Bëhet fjalë për Robbie Williams, i cili ka treguar së fundmi betejën e tij me shëndetin mendor.

Në një intervistë për “The Sun”, ai ka rrëfyer se një sëmundje në kokë do ta vrasë dhe se shumë herë e ka parë veten në prag të vdekjes. “Kam një sëmundje në kokë që kërkon të më vrasë, ndaj duhet të ruhem kundër saj”, është shprehur këngëtari. Ai shton më tej se shumë herë, kjo gjendje, e çon drejt një lumturie të pashpjegueshme, ndërsa herë të tjera e mbyt.

Gjithsesi Robbie ka besimin që gjithçka do të kalojë, ndërsa nuk harron të falënderojë as bashkëshorten e tij që e ka ndihmuar dhe që po i qëndron pranë në këto momente të vështira për të.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF