Bëhuni gati për një surprizë nga Saimir Pirgu! 0 326



Nëse ka një emër me të cilin ne krenohemi, është tenori i famshëm shqiptar, Saimir Pirgu. Së fundmi ai ka korrur një sukses të padiskutueshëm në Barcelonë, pas interpretimit të një ndër operave më të bukura e më të ndjera, “Romeo dhe Xhuljeta”. Interpretimi i tij i mrekullueshëm dhe emocioni i përcjellë në skenë, e kanë bërë Saimir Pirgun protagonist të lajmeve në mediat më prestigjoze botërore.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Wake up”, në Top Channel, Saimir Pirgu rrëfeu edhe njëherë emocionet e tij gjatë shfaqejes, ndërsa me modesti pranoi se shafqja u prit mirë nga publiku, ndonëse shtoi se nuk kishin pasur të njëjtën vlerësim edhe nga kritika. Por, siç thotë edhe Saimiri, rëndësi ka që ta pëlqejë publiku, pasi shfaqja ishte më së shumti për ta dhe sipas mediave të huaja, ata e kanë duartrokitur atë për minuta të tërë.

veç kësaj, tenori sapo na dha edhe një lajm të mirë! I pyetur nëse do të vinte me ndonjë shfaqje edhe në Shqipëri, Saimiri u shpreh se do të kthehet me diçka surprizë në fund të marsit. Ai preferoi të mos japë detaje të mëtejshme se për çfarë bëhet fjalë, por kaq mjafton për të na e bërë më të bukur ditën e sotme!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *