KreuCelebrity

Lori poston foto nga pushimet, por diçka na bëri vërtetë habi!

Duket sikur pushimet e Lori Hoxhës nuk do të mbarojnë kurrë. Aktualisht ajo po shijon disa ditë ekzotike, ndërsa ka postuar edhe sot një foto në Instagram, ku shfaqet e veshur sportive dhe mjaft në formë. Kjo nuk na bën ndonjë habi, sepse Lori është gjithmonë super në formë, por çudi na bëri përshkrimi që ajo i bëri fotos.

“Vite më parë kur po kthehesha nga Evropa Perëndimore, ndodhesha jashtë Barcelonës duke ecur rreth malit Tibidabo. Kur isha në fund të këtij rrugëtimi u gjenda përballë një liqeni shumë të izoluar me pemë mjaft të larta rreth e përqark,”, ka shkruar Lori. Ndoshta nuk ju kujtohet, por është një pjesë e një tregimi të një nga skemat më të gazmore të serialit “Friends”.

Lori ka kujtuar në këtë mënyrë personazhin Tribiani, i cili, në këtë tregim, dëshironte që që vajzat me të cilat dilte të kryenin marrëdhënie seksuale me të. Veçse na risolli në vëmendje serialin e famshëm dhe batutat e tij, nuk e dimë se çfarë ka pasur në mendje, apo se çfarë ka dashur të thotë Lori me këto rreshta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF