KreuCelebrity

Nata Oscar në Top Channel, një nga motrat e familjes Hoxha pjesë e panelit!

Data 4 mars do ta gjejë ekranin e Top Channel nën atmosferën e ndarjes së çmimeve Oscar. Në orëm 23:00 do të nisë jo vetëm ndjekja e yjeve në tapetin e kuq, por edhe diskutimi në studion e këtij televizioni lidhur me shumëçka, nga veshja e deri tek cilësia e filmave. Ledioni është ai që duket se angazhohet më së shumti  në një mbrëmje të tillë, edhe pse këtë herë do të ketë një surprizë.

https://www.instagram.com/p/BfsVx_VHxF4/

Një nga motrat e familjes Hoxha do të jetë pjesë e panelit, e ndoshta nuk e besoni, por po flasim për vetë Lorin. Trashëgimtarja e Top Channel e ka bërë të ditur lajmin para pak minutash në Instagram, edhe pse nuk dihen ende detaje të mëtejshme. Lori ka bërë vetëm një thirrje: “Mos mungoni!”

Nuk është e zakontë që pjesëtarët e familjes Hoxha të shihen shpesh në ekranin e Top Channel, ndonëse së fundmi një ndër puntatat e fundit të “Shiko Kush Luan” bën përjashtim. Tashmë, mbetet të zbulohen vetëm të ftuarit e tjerë. Duket si një e diel emocionuese!

https://www.instagram.com/p/Bfx0VdAnKVc/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF