KreuCelebrity

Ndërhyrje estetike apo jo? Ema Andrea tregon të vërtetën!

Është një ndër emrat më të përfolur së fundmi, kryesisht prej debatit mbi teatrin. Romanca e saj me piktorin Luarasi e solli në qendër të vëmendjes edhe në një tjetër aspekt, ndërsa intervista me Orinda Hutën në “Cover” ka zbuluar një të vërtet mbi aktoren. A ka kryer ndërhyrje estetike Ema, apo jo?

Aktorja ka treguar se nuk ia kursen vetes kujdesin ndaj vetes, e këtu ka përfshirë trajtimin e lëkurës me qeliza staminale, dhe kjo nuk ka qenë e gjitha. Andrea nuk e ka përjashtuar mjekësinë estetike për një periudhë një vjeçare, duke e pranuar kështu ndërhyrjen estetike. Ajo ka theksuar se gjithçka është kryer në një nga klinikat private në kryeqytet, ashtu sikurse ndodh me shumicën e personazheve.

Nuk mund të themi se vërehet ndonjë ndryshim i dukshëm në fytyrën e Emës, e mesa duket ndërhyrja është përdorur këtë herë vetëm për një rigjallërim të lëkurës. Statusi prej aktoreje e kërkon jo rrallëherë kujdesin ndaj vetes.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF