KreuFashion

Dëshironi të vishni bluzë të bardhë? Ja si ta kombinoni për t’u dukur sa më shik!

Të gjithë disponojmë të paktën një bluzë të bardhë në garderobë. Në shumicën e rasteve, e përdorim sa herë duam të dukemi sportive, edhe pse kjo nuk është mënyra e vetme për ta kombinuar. E bardha mund të tregojë elegancë dhe klas, nëse shoqërohet me të duhurën.

Fundi është një alternativë e mirë për një bluze të këtij lloji. Pantallonat e zeza të lëkurës janë gjithashtu një opsion perfekt për të realizuar kombinimin më ‘in’ të mundshëm. E njejta gjë vlen edhe për fustanet verorë me rripa të hollë, qê mund të vishen përsipër kësaj bluzeje, duke ju dhënë kështu një frymë tipike prej vajze hipi.

Me pak fjalë, nëse po mendoni t’i shtoni pak të bardhë kombinimeve të pranverës, bëni mirë t’i hidhni një sy sugjerimeve të mëposhtme. Do ta kuptoni se zgjedhja është më e lehtë nga se e mendoni!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF