KreuKuzhine

Ja si të përgatisim mini strudel të ëmbël në shtëpi

Kur temperaturat janë të ulëta, trupi kërkon më shumë ushqim, pasi i duhet më shumë energji për t’u ngrohur. Prandaj, në vend që të marrim ndonjë ushqim të gatshëm, do të ishte më mirë nëse do të përgatisnim vetë diçka të shijshme. Imagjinoni disa strudel të ëmbël që ju presin në tavolinën e shtëpisë suaj të ngrohtë, ndërkohë që jashtë bie shi. Prandaj mëson se si t’i përgatisni.

Përbërësit: 250 gramë miell, pak kripë, 2 lugë vaj, një vezë, disa pika lëng limoni, ujë i vakët, pesë lugë reçel rrushi, pesë lugë biskota të thërrmuara, sheqr pluhur.

Përgatitja: Në një tas të hedhim miellin, shtojmë kripën, vajin, limonin dhe vezën. I gatuaj me duar, duke shtuar, nëse është e nevojshme, pak ujë të ngrohtë. Rezultati duhet të jetë një brumë i përkryer e i butë. Më pas e lemë të pushojë pak. Ndërkohë, përgatisim mbushjen duke përzier reçelin e rrushit me biskotat në një tas.

Më pas marrim brumin dhe hapim një petë deri sa të jetë transparente. E presim atë në shirita. Me ndihmën e një piruni vendosim mbushjen në fundin e çdo shiriti dhe e përdredhim duke i vulosur në fund me gishta.

I vendosim strudelët në një tepsi të veshur me letër pjekje dhe i fusim në furrë për t’u pjekur me 200 gradë për 15 minuta. Lërini të ftohen dhe spërkatini me sheqer pluhur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF