KreuCelebrity

Kim zbulon trajtimin më të dhimbshëm të bukurisë që ka provuar deri më tani!

Duke marrë parasysh që imazhi është parësor për të, Kim Kardashian ka provuar trajtime nga më të ndryshmet për të qendruar në formë. Nga lëkura, e deri tek format fizike, kemi parë e kemi dëgjuar shumë nga Kim. Ylli i Kardashianëve ka zbuluar një ndër trajtimet më të dhimbshme që ka provuar deri më tani, e që nuk do t’i rikthehet më kurrë.

E mbani mend fytyrën e Kim të mbuluar nga gjaku? Ishte metoda më e re në 2013, për të rigjeneruar lëkurën dhe për t’i rikthyer elasticitetin si më parë. Duke përdorur gjakun e vetë organizmit, pacienti duhet të kalojë një sërë proçedurash paraprake, ku përfshihet edhe shpimi me gjilpërë. Që të mos ndjehet dhimbja, fillimisht përdoren kremëra dhe pilula, të cilat Kim nuk ka arritur t’i marrë.

Arsyeja? Sapo kishte mësuar se ishte shtatzënë dhe çdo gjë, bashkëshortja e West, e ka provuar pa ndihmën e ndonjë medikamenti. Ajo përshkruan se dhimbja ishte e tmerrshme, edhe pse në kohën kur është xhiruar trajtimi, Kim është përmbajtur, në mënyrë që të mos përhapte panik tek të tjerët. Me pak fjalë, Kim nuk do t’i rikthehet më kësaj sakrifice bukurie!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF