Kush do të jenë në dasmën e Megha dhe Harry-t? Ja lista! 0 359



Që kur Meghan dhe Harry shpallën fejesën e tyre, një ndër gjërat më të kometuar tashmë është dasma. Është folur e stërfolur për detaje nga më të ndryshmit, ndërsa është aloduar shpesh edhe sa i përket personave që do të jenë të pranishëm në ditën e tyre të lumtur. Epo tani e kemi një detaj se kush do të jenë afër tyre kur Meghan dhe Harry të thonë “Po”.

Në ceremoni do të jenë të ftuar më shumë se dy mijë njerëz, të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë publike brenda Ëindsor Castle. Nga këta, 1.200 do të jenë përfaqësues të Mbretëreshës në Britaninë e Madhe, ndërkohë që 200 të tjerë janë njerëz nga organizata bamirëse dhe organizata të mbështetura nga Harry dhe Meghan.

Veç kësaj, rreth 100 do të jenë nxënës nga dy shkolla lokale, 610 anëtarë të komunitetit të Ëindsor Castle dhe 530anëtarë të familjes mbretërore. Në një deklaratë ditën e sotme, Kensington Palace tha: ‘Princ Harry dhe zonja Meghan Markle kanë thënë se duan të jenë pjesë e festimeve. Kjo martesë, si të gjitha dasmat, do të jetë një moment gëzimi dhe do të pasqyrojë karakteret dhe vlerat e nuses dhe dhëndrit”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *