KreuCelebrity

Menduat se gjithçka ndodhi papritur? Ja që Emily e njihte bashkëshortin e saj prej kohësh!

Fundjava e shkuar surprizoi pothuajse çdokënd, pasi vetë Emily Ratajkowski bëri të ditur se ishte martuar. Por, cili ishte bashkëshorti? E quajtën një vendim të shpejt, pasi modelja dhe Sebastian Bear-McClard ishin parë vetëm në janar të këtij viti së bashku.

Për më tepër, Emily sapo ishte ndarë nga një lidhje e gjatë, e gjithçka u duk si tepër e nxituar. Por, ja që paskemi gabuar të gjithë! Emrata dhe Sebastian njihen në fakt prej vitesh, pasi i përkasin të njejtit rreth shoqëror. Miqtë e përbashkët kanë bërë që çifti të rastisi në të njejtat ambiente prej kohësh, çka do të thotë se të dy e njohin njëri-tjetrin më së miri.

Sebastian është një producent i njohur në Hollywood, ashtu sikurse është angazhuar edhe si aktor në disa projekte. Shtëpia e tij filmike përfshin edhe prodhimet e klipeve muzikore, ku bëjnë pjesë edhe disa video të Jay Z. Duken si çifti perfekt!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF