KreuCelebrity

Nga njëra tek tjetra! Djemtë e showbiz-it shqiptar me të njëjtën të dashur!

Një nga rregullat e para të Kodit të vajzave, por edhe të djemve, është të mos dalësh me ish-in apo ish-en e mikut apo mikeshës suaj. Por hej, a nuk janë bërë rregullat për t’u thyer? E sidomos kur vjen puna tek dashuria, flet vetëm zemra dhe asgjë tjetër. Prandaj do të habiteni kur të shihni se sa shumë nga djemtë e famshëm shqiptarë kanë pasur të njëtën të dashur.

 

Noizy, Tuna, Cozman

Ky trekëndësh dashurie ka qenë paksa i sikletshëm. E kjo për fakstin se Tuna ishte në një lidhje me Cozman, kur Noizy deklaroi në një intervistë se kishte pasur një marrëdhënie me Tunën. Gjë e cila nuk është pritur aspak mirë nga Cozman. Konflikti mes tyre degjeneroi edhe në një përplasje të aramtosur, ku Noizy mbeti i plgosur. Aktualisht Tuna nuk është me asnjërin prej tyre, ajo është e martuar me Patris Berishën, ndërsa është bërë edhe nënë për herë të parë.

Stine, Ronela Hajati, Young Zerka

Ndonëse për një kohë të shkurtër, Stine dhe Ronela kanë qenë së bashku. Nuk dihet ende se pse, por ata ndërprenë më pas çdo komunikim me njëri-tjetrin. Ndërsa vite më pas, Ronela do të fillonte të dilte me Young Zerkën. Pas shumë kohësh dyshime mbi një histori dashurie mes tyre, Ronela e konfirmoi atë vetëm pak javë më parë.

Krenar Çoçaj, Dafina Zeqiri, Ledri Vula

Tashmë këngëtarja e njohur nuk është më me asnjërin nga djemtë, por dikur, kjo histori bëri jo pak bujë. Dafi ishte e lidhur për një kohë të gjatë me biznesmenin Çoçaj, prej të cilit u nda dhe u lidh me Ledrin. Një gjë të cilën biznesmeni nuk e priti edhe aq mirë. Ai, së bashku me miqtë e tij, kaluan edhe në dhunë fzike duke e sulmuar Ledrin. Çështja e tyre përfundoi në gjykatë, ku Çoçaj u shpall fajtorë.

Bekim Balaj, Elita Rudi, Gjiko

Gjithmonë kishim dyshuar se Bekimi dhe Elita ishin më shumë se sa shokë, e kjo nisur nga detajet që ata publikonin në rrjetet sociale. Por ne nuk e morëm kurrë një konfirmim zyrtarë nga ata, pasi gjërat përfunduan përpara se të fillonin mirë. Ndërsa aktualisht, Elita Rudi po shijon një histori të bukur dashurie me Gjikon.

Adrian Gaxha, Luana Vjollca, Krenar Çoçaj

Luana dhe Adrian Gaxha formuan dikur një ndërë çiftet më të dashur për ne. E ndonëse shumë të dashuruar në syrin tonë, ata i dhanë fund dhe arsyet nuk i dimë ende. Ndërsa aktualisht Luana flitet se është në një lidhje me biznensmenin Çoçaj. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar ende me zë të lartë, thuhet se tashmë ata kanë plot dy vite së bashku./ nga Xing.al

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF