Orindës nuk i ka pëlqyer aspak kjo shaka e Turit në Instagram dhe ka shumë të drejtë 0 3038

Nëse do t’ju kërkonim të bënit një listë (jo më shumë se 5) të çifteve më të preferuar të showbizit shqiptar, padyshim një prej tyre do të ishte Orinda dhe Turi.

Janë ndër të paktat çifte që kanë ditur ta mbajnë lidhjen e tyre sa publike aq edhe private njëherësh me masë, nuk i bëjnë dedikime ta gjata dashurie njëri-tjetrit (nuk ka absolutisht asgjë të keqe këtu, por tingëllojnë shumë falco kur i shohim në Instagram apo në çdo rrjet tjetër social). Natyra e postimeve, më tepër e komenteve që çifti ka me njëri-tjetrin është me nota humori, siç ishte rasti i fundit, ndonëse shakaja e Turit, duket se nuk i ka pëlqyer aspak Orindës.

Bukuroshja është nisur drejt Londrës dhe nuk ka nguruar që nëpërmjet një postimi në Instastory të publikojë foto të biletave, ashtu si shumica e vajzave bëjnë në aeroport para, por lumturinë për këtë udhëtim ia ka prerë në mes Turi. Ai i ka dërguar një foto tjetër ku e paralajmëron se vendi ku ajo po shkon bën pjesë në grupin e atyre shteteve që janë prekur nga temperaturat shumë të ulëta, fenomen i quajtur ‘Bisha nga lindja’.

Orinda e ka publikuar këtë bisedë me bashkëshortin e saj në Instagram, ku dhe shkruar me ironi: sa shakator e kam.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *