KreuCelebrity

Armina flet për martesën me Shkëlzenin: Nuk do të presim shumë

Armina Mevlani është një ndër blogeret më të ndjekura në rrjetet sociale, e ndërsa emri i saj lakohet shumë në fushën e modës, po kaq me interes është edhe lidhja e saj me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha. Ata kanë vite që janë në një lidhje dhe kurrë nuk e kanë hezituar të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin edhe në publik.

Por kur do të finalizohet marrëdhënia e tyre me një martesë? E ftuar në emisionin “Chic”, Armina ka zbuluar më shumë rreth planeve të saj me Shkëlzenin, ndërsa tregon se tashmë ka filluar të interesohet edhe për fustanin.

“Nuk është se do presim shumë, e kemi bërë një plan thjesht po presim momentin që të ndjehemi të dy të qetë për ta bërë këtë, nuk duhet të jemi të nxituar. Mund të jetë pas 1 apo 3 vitesh. Dua ta bëj mirë ndaj edhe kam nisur komunikimet për këtë gjë që tani”, ka zbuluar blogerja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF