KreuCelebrity

Big Mama feston ditëlindjen dhe nuk e ka aspak problem të tregojë moshën!

Nëse ka një pyetje që një femër e urren dhe së cilës nuk do t’i përgjigjet kurrë është “sa vjeç je?”. Vetëm kur e mendojmë na nervozon, por me sa duket nuk qenka kështu për të gjitha. Mos e besoni po deshtë, por këngëtarja Big Mama jo vetëm që e tregon, por gati e bërtet me të madhe se sa vjeç është.

Këngëtarja simpatike ka festuar ditën e djeshme ditëlindje, ndërsa ka postuar një foto në Instagram, ku mbanë në dorë dy tullumbace që bëjnë numrin 32. E qeshur, Big-u na feston e lumtur 32-vjetorin dhe duket se numrat nuk i interesojnë aspak.

Dhe nuk ka as sepse t’i interesojë në fakt pasi është në super formë. Gjë të cilën e ka arritur jo me pak sakrifica, por e rëndësishme është këngëtarja tashmë ndjehet mjaft mirë me vete, prandaj urime edhe 100 Big Mama!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF