KreuCelebrity

Drejt shkrirjes një nga emisionet simbol të Top Channel, japin dorëheqjen 40 punonjës

Me ardhjen e Ben Blushit në Top Channel duket se disa gjëra nuk do të jenë si më parë.

Dritare.net shkruan se pjesë e ndryshimeve të mëdha që po pëson ky television me ardhjen e drejtorit të ri Përgjithshëm ka prekur edhe një nga emisionet simbol të këtij ekrani: Fiks Fare. Mësohet se stafi i këtij emisioni pritet të hyjë në fazë të re të funskionimit me vetëfinancim. Dritare. Net shkruan gjithashtu se për të nisur këtë marrëdhënie të re me punonjësit, duhet të japin dorëheqje kolektive më shumë se 40 persona.

Pas largimit të Sokol Ballës nga Top Channel, vendin e tij e zuri ish-deputeti i LIBRA Ben Blushi. Ky i fundit nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme për të marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 qershorit. Tashmë ai ka lënë menjëanë karrierën e tij si politikbërës për një fazë të re dedikuar TV.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF